Të jemi kompania referencë në tregun Shqiptar për ofrimin e shërbimeve të vlerësimit të konformitetit, nëpërmjet një shërbimi cilësor nga një staf profesional dhe i orientuar në vlerat e shoqërisë.
Ne mbështetemi pa devijuar në asnjë rast nga Kodi ynë i Etikës, Përgjegjshmëria, Vlerësimi i Pavarur profesional dhe Integriteti.
Çdokush nga ne në ALCERT është unik dhe ne motivojmë që secili të arrijë përmbushjen e potencialit të tij, duke u orientuar nga politika e respektimit të diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.
Ne promovojmë një kulturë që vendos në qendër punonjësin duke nxitur një ambient pune që mundëson zhvillimin dhe suksesin e çdo punonjësi.