Inspektime të Ashensorëve

ALCERT është akredituar si trupë inspektuese e Tipit A, në përputhje me kërkesat e standardit ISO/IEC 17020, në bazë të VKM 1056/2015 Për sigurinë e ashensorëve në përdorim, i ndryshuar si dhe standardeve të harmonizuara përkatëse. ALCERT është miratuar si Organ i Miratuar nga Ministri përkatës me numër identifikimi OM 023 për të kryer:

  • EKZAMINIM TË PLOTË

"Ekzaminim i plotë" është kontrolli sistematik dhe i detajuar i ashensorit nga një Organ i Miratuar, me qëllim përmirësimin e sigurisë së ashensorit në nivel të pranueshëm, identifikimin e risqeve serioze që mund të kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, si dhe identifikimin e përmirësimeve të ashensorit që rrisin shkallën e tij të sigurisë.

Ekzaminimi i plote i ashensorëve është i detyrueshëm për të gjithë ashensorët e instaluar dhe të vënë në shërbim për herë të parë përpara datës 01.01.2020.
Ekzaminimi i plote për ashensorët e instaluar në një vend pune nuk duhet të kalojë 6 vjet. Ekzaminimi i plote për ashensorët e instaluar në ndërtesa në bashkëpronësi ose në ambiente shtëpiake nuk duhet të kalojë 10 vjet.

  • INSPEKTIME PERIODIKE

“Inspektim periodik” është inspektimi nga një Organ i Miratuar që përfshin një seri kontrollesh dhe është i parashikuar për të kontrolluar funksionimin e përshtatshëm të karakteristikave të sigurisë të ashensorit dhe për të zbuluar çdo defekt që mund të shfaqet / ndodhë gjatë përdorimit ose keq-përdorimit të ashensorit.

Sipas VKM 1056/2015, ekzaminimi i plotë i ashensorit ndiqet nga inspektime periodike.
Inspektimi periodik i ashensorëve të instaluar në vendin e punës është çdo 6 muaj. Inspektimi periodik në ndërtesa në bashkëpronësi ose në ambiente shtëpiake është çdo 12 muaj.

Ne i kryejmë këto inspektime mbështetur në Certifikatën e Akreditimit dhe miratimit nga Ministri përkatës si Organ i Miratuar me numër identifikimi OM 023, duke respektuar kërkesat e legjislacionit dhe standardeve evropiane dhe me një staf të kualifikuar dhe me shumë eksperiencë.